Saturday, April 14, 2012

Java 3: Prezantimet

Aftesi prezantimi per manaxheret praktike PJESA III-TE: C'FARE THONE SPECIALISTET 

TEKNIKAT E TE FOLURI

C’do foles ka nje seri “stilesh tregtie” te cilat ai ose ajo i permbahet gjithmone – keshillat ne vazhdime jane nje perzgjedhje e stileve te prezantimit nga burime te ndryshme.

Lini Pershtypje

Audienca e pergjitheshme eshte shume e ngarkuar: ata kane burre ose grua, orare dhe vonesa, makina dhe kreti; dhe edhe pse mund te perpiqen shume per tu perqendruar ne fjalimin tuaj, mendja e tyre do ‘fluturoje’ here pas here. Detyra juaj eshte te beni dicka, cfaredo gjeje, e cila do te mbaje vemendjen tuaj dhe te leje nje pershtypje mbi ta. Mbase te keni planifikuar fjalimin dhe ta keni zberthyer ne disa pika kryesore, izoloni piken me te rendesishme dhe krijoni ndonje metode terheqese prezantimi.

Perserit, Perserit

Audienca e pergjitheshme eshte shume e ngarkuar: ata kane burre ose grua etj etj etje – por perseritja i ben ata te degjojne. Audienca e pergjitheshme mund ta humbi vemendjen lehte, dhe kjo vemendje do te largohet gjate mesazhit me te rendesishem te fjalimit tuaj – keshtu qe perseriteni! Nuk keni pse perdorni tonin perserites te nje mesazhi, por thjesht shprehni thelbin e prezantimit here pas here me shpjegime te ndryshme.

Jepuni nje ‘Shenje’

Kerkimet e vazhdueshme ne deget  e mesim dhenjes kane rezultuar ne kete gjetje: “Gjetem se studentet te cilet nuk kuptonin piken kryesore te mesimit, ju ndodhi kjo sepse ata nuk ishin duke degjuar per kete pike”. Ne qofte se audienca e ka te qarte se cfare duhet te degjoje, ata do degjojne. Per kete qellim, tregojini: pika e rendesishme eshte ....

Krijoni nje imazh

Truri njerezor eshte mesuar tte krijoj imazhe, dhe kjo aftesi mund te perdoret per ti bere mesazhet me lehte per tu mbajtur mend. Kjo do te thote qe te perdorni metafora ose analogji per te shprehur mesazhin tuaj. Keshtu qe nje fraze si “ne duhet te rrisim futjen ne treg perpara se te kete fitime te mjaftueshme per te paguar per shperblimet perkatese” te behet “na duhet nje cope me e madhe torte perpara se te bejme feste”.

Shakate

Nje shaka mund te kete vlere ne nje fjalim, por mund edhe te prishi pune. Ju duhet te zgjidhni shakate te cilat jane me vend, dhe nje e cila nuk do te ofendoje ndonje pjestar te audiences. Kjo keshille perfshine te gjitha shakate rraciste, seksiste ose shakate ofenduese ne pergjithesi. Ne qofte se kjo keshille perjashton te gjitha shakate qe dini, atehere duhet ti evitoni komplet shakate ne nje fjalim.
Shaka te holla jane ndihmese ne mbajtjen e vememndjes se audiences, dhe per te amortizuar tensionin e nje fjalimi. Ne qofte se kjo ju vjen ne menyre te natyreshme, atehere eshte e dobishme te masni dergimin e ketyre shakave per te lejuar perjudha relaksimi midis pikave tuaja kryesore.

Fjalim i qarte

PO!

Shkurt dhe Embel

Nje dite perpara prezantimit, ju therrasin ne zyren e zv/presidentit rajonal; aty ju prezantojne me drejtorin e pergjitheshem dhe nje perfaqesues te aksionereve me te medhenj te kompanise; “OK” thote zv/presidenti “na kane thene qe ke dicka per te thene, keni 30 sekonda, JEPI”. Mund ta beni?
Ne qofte se ju mund te kristalizoni mendimet tuaja dhe te kombinoni mesazhin tuaj me disa fraza ose imagjinate, dhe ti prezantoni te dyja ne 30 sekonda, atehere keni ose fundin perfekt ose bazen per nje prezantim perfekt.

Nje Tregim

Te gjitha kane qejf nje tregim dhe tregimet mund edhe te udhezojne dhe tejcojne nje mesazh:Filozofia ZEN gjendet ne tregime, dhe Kristianizme fillimisht u mesua nepermjet tregimeve. Ne qofte se mund te integroni mesazhin tuaj si pjese e nje tregimi ose anekdote personale, atehere do ta gjeni veten perballe nje audience qe do te degjoje cdo fjale – edhe pse e keni trilluar.

Provat para Prezantimit

Nuk ka zevendesim per provat. Mund ti beni ato perpara nje pasqyre, ose ne nje salle boshe. Ne te dyja rastet, duhet te rikrijoni gjestes dhe projektimin vokal ne menyre qe te mesoheni me zerin dhe pamjen tuaj. Mos u zhgenjeni nga paqyra- mbani mend! Ju shifni shume here me pak ne veten tuaj se sa shohin te tjeret.

Qetesimi

Ne qofte se emocionoheni/nervozoheni perpara shfaqjes, ose perqendrohuni ne kontrollin e frymemarrjes tuaj ose mesoni te pranoni ate adrenalinen me shume. Lajmi i mire eshte qe audienca nuk do i verej nervat/emocionet tuaja aq shume sa ju mendoni. Po ashtu edhe ne qofte se rregulloheni pergjate prezantimit, qeshni, shihni senimet, dhe i jepni kohe vetes. Heshtja do ju duket e gjate, por audiences jo dhe aq.

Mbyllja

Sapo fjalimi te kete mbaruar dhe ju te jeni qetesuar, duhet te vleresoni performancen tuaj realisht. Ose vetem, ose me ndihmen e nje shoku ne audience, vendosni se kush ishte aspekti me i dobet i prezantimit tuaj dhe perqendrohuni ne ate dobesi ne prezantimin e ardhshem. Ne qofte se eshte nje problem qe ka lidhje me pergatitjen, atehere zgjidheni ate ne ate faze; ne qfote se problemi eshte me dhenjen e mesazhit, shkruajini vetes nje shenim dhe vendoseni perpara jush ne fjalimin e ardhshem. Praktika eshte produktive vetem kur beni nje perpjekje pozitive per tu permiresuar – provojeni.

pREZANTIMI PER MANAXHERET PRAKTIKE

Pjesa II-te: Keshilla te domosdoshme

FILLIMI

Eshte shume e rendesishme te planifikoni fillimin me kujdes; per kete ka 5 elemente kryesore:

Fitoni vemendjen e tyre

Shume shpesh ne nje fjalim, minutat e para te prezantimit humbasin nderkohe qe njerzit rregullojne xhaketat e tyre, futen me ndonje kafe dhe mbarojne biseden qe kishin filluar me ndonje nga personat afer tyre. Keni vetem nje kohe te limituar dhe cdo minute eshte e shtrenjte, keshtu qe prej fillimit, sigurohuni qe ata po ku kushtojne vemendje.

Percaktoni nje teme

Shkurtimisht, ju duhet te beni audiencen te mendoje per objektin e prezantimit tuaj. Kjo mund te arrihet nepermjet nje deklarate te objektivit tuaj kryesor. Secili prej tyre duhet te kete ndonje eksperjence ose opinion ne lidhje me temen, keshtu qe duhet ti jepni dicka konkrete qe t’ja fitoje vemendjen.

Krijoni nje raport

Ne qofte se mund ta fitoni audiencen ne minutin e pare, do t’ja u mbani vemendje deri ne fund. Duhet te planifikoni ekzaktesisht se doni t’ju shfaqeni atyre  dhe te perdorni fillimin e prezantimit per te vendosur ate lidhje. Ju mund te prezantoheni si shoku i tyre, si nje ekspert, ndoshte edhe si gjykues, por per cfaredo roli te vendosni duhet ta percaktoni qe ne fillim.

Administrimi

Kur planifikoni fjalimin tuaj duhet te percaktoni ne qofte se ka detaje administrative te cilat duhet t’ju njoftohen audiences ne fillimin e prezantimit.

MBARIMI

Pershtypja e fundit qe do te keni mbi audiencen do te jete ajo qe do mbahet mend. Keshtu qe eshte e vlefshme te planifikohen te pakten disa fjali te fundit me kujdesin me te madh.
Ashtu si me fillimin, eshte e domosdoshme t’ju terhiqet vemendja, e cila mund te kete devijuar gjate prezantimit. Kjo ka nevoje per nje ndryshim intonacioni ose shpejtesie, nje mjet vizual i ri ose prezantimi i nje ideje kulminante perfundimtare. Ne disa formate fundi do te jete permbledhja e pikave kryesore. Nje nga gabimet me te medha do te ishte thenia qe “kjo do te jete nje permbledhje” sepse ne ate moment ata thjesht do te fiken. Pra, do te ishte me mire qe fundi te vije i pa pritur, me ate frazen finale shume te rendesishme te lene ne ajer, dhe rrjedhimisht ne memorjen e tyre. Ose ndryshe, fundi mund te jete si lulezim, me intonacionin dhe shpejtesine qe e cojne audiencen drejt ‘malores’ se fundit.

MJETET VIZUALE (SEKTOR – ‘SLIDE’)

Shumica e njerezve presin perforecime vizuale per cdo mesazh verbal qe jepet. Nderkohe qe do te ishte pa drejte te fajesohej Televizioni per kete dukuri, eshte e rendesishme te kuptohet qe me cfare eshte mesuar audienca, per dy arsye: fillimisht, mund te plotesoni pritshmerine e tyre duke perdorur projektor tradicional, nje shfaqje me flete, ose edhe nje prezantim me video; se dyti, ne qofte se filloni me formatin e figurave qe i shfaqni para tyre, dhe me pas vini ne perdorim nje format tjeter, kjo taktike do te ishte me ‘rrembyese’. Per shembull, ne qofte se po pershkurani kater funksionet e manaxherit te nje projekti dhe me pas tregoni kater ‘kapelet’ (secila te perfaqesoje nje funksioni) qe ai/ajo duhet te veshi; ne qofte se po prezantion teknikat e ‘stuhise se ideve’ dhe me pas shfaqni nje kallam peshkimi per ‘te peshkuar’ per ide.
Me mjetet vizuale tradicionale duhet te ndjekim disa rregulla baze qe te sigurohemi qe ato te perdoren me me efikasitet. Shumica jane te vete kuptueshme, dhe shumica jane qe injorohen vazhdimisht. Si me te gjtihe elementet e te folurit, cdo sektor i ndryshem duhet te kete nje qellim te caktuar – dhe ne qofte se nuk ka qellim, duhet eleminuar. Me qellimin ne mendje duhet te krijoni sektorin per ate qellim, dhe jo e kunderta. Disa sektore perdoren per te perforecuar mesazhin zanor; te tjeret perdoren per te shpjeguar informacionin i cili mund te tregohet me lehte sesa te diskutohet; ndersa disa sektore jane thjesh per argetim dhe rrjedhimisht per ti dhene ritem prezantimit.
Ne qofte se nje slide eshte i c’rregullt, audienca juaj do i kushtoje me teper vemendje ketij elementi dhe jo c’eshte shkruar ne te. Mos i komplikoni slidet, perndryshe do te konfuzoje me teper sesa te asistoje. Mos kopjoni informacionin si eshte ne raport sepse mund te kete me teper te dhena nga cka eshte e nevojshme te prezantohet; ne keto raste, te dhenat duhen ‘pastruar’ perpara se te tregohen ne slide. Sigurohuni qe shkrimi juaj mund te lexohet qe nga fundi i salles dhe me e rendesishmja, folini audiences dhe jo mjetit vizual.

TRANSMETIMI

Cfaredo qe thoni dhe cfaredo qe tregoni; jeni ju qe do te qendroni ne fokusin e audiences. Prezantuesi ka fuqine ta fundosi mesazhin ose ta theksoje 100 here me shume sesa vlera e tij reale. Puna juaj si manaxher eshte te perdorni potencialin e prezantimit per te siguruar qe audienca eshte e motivuar dhe inspiruar dhe jo e paperqendruar apo e pavemendeshme. Ka pese fasada ne trupin njerezor qe meritojne vemendje ne aftesite e prezantimit: syte, zeri, mimika, pamja, dhe si qendroni.

Syte

Thuhet qe syte jane celsi i shpirtit dhe jane rrjedhimisht arma e pare dhe me efektive per ti mbushur mendjen audiences per sinqeriteti tuaj, ciltersine dhe sigurine ne objektivat e prezantimit tuaj. Sigurisht qe kjo pershtypje mund te jete teresisht e rreme, por ja disa keshilla se si mos te percillet si e tille.
Edhe ne bisedat infromale, ndjenjat tuaja miqesore dhe intime mund te vleresohen nga intensiteti dhe kohezgjatja e kontaktit me sy. Gjate nje prezantimi duhet te perdorni kete taktike per te theksuar raportin me audiencen duke vendosur kontakt me sy me secilin prej pjesemarresve te audiences, sa me shpesh te jete e mundur. Per grupe te vogla kjo eshte e mundur por mund edhe te arrihet ne auditore te medha sepse sa me larg te jete audienca nga prezantuesi aq me e veshtire eshte te kuptohes se ku ai/ajo po sheh ekzaktesisht. Keshtu qe, thjesht duke hedhur shikimin mbi nje grup njerzish ne fund te auditorit eshte e mundur ti mbushni mendjen secilit prejt tyre qe ai/ajo eshte objekt i vemendjes tuaj. Gjate nje prezantimi, perpiquni ta mbani shikimin tuaj te fiksuar ne nje pozicion specifik per 5 apo 6 sekonda per cdo here. Shkurt, pas cdo levizje te pozicionit, nje buzeqeshje e lehte do binde cdo person ne ate drejtim qe ju i keni pare dhe i keni kushtuar vemendje atyre.

Zeri

Pas syve vjen zeri, dhe dy aspektet me te rendesishme te zerit per nje foles publik jane projektimi dhe variacioni. Eshte e rendesishme te kuptohet qe fare pak njerez mund te perdorin zerin e tyre ne biseda informale dhe ta vendosin ne skene. Ndyshimi me i madh vjen nga niveli i feedbackut qe mund te prisni nga personi te cilit po i flisni. Ne biseda informale ju mund te shihni nga mimika, ndoshta nje levizje e crregullt e syve, kur nje fjale ose fraze nuk eshte kuptuar ose eshte kuptuar gabim. Perpara nje audience duhet te siguroheni qe kjo nuk ndodh kurre. Keshilla me e thjeshte do ishte te ngadalesoni ritmin e te folurit dhe te flisni qarte. Kujtoni qe audiencat kane sjellje te mire dhe nuk do t’ju shkepusin keshtu qe nuk eshte e nevojshme te nxitoni ne te folur. Nje stil i sigurt do te ishte te kishit ze pak me te lart dhe me shpejtesi te foluri pak me te ulet sesa nje bisede ne shtepi me nje te afert shurdh. Nderkohe qe mesoheni me zerin, mund ta rregulloni duke pare reagimin e audiences.
Nje e folur monotone eshte e merziteshme dhe te ve ne gjume, keshtu qe eshte e rendesishme te perpiqeni te ndryshoni ne menyre te vazhdueshme intonacioni dhe shpejtesine e prezantimit. E pakta qe mund te beni, cdo nen-pjese duhet te pasohet nga nje pause dhe nje ndryshim ne intonacion per te theksuar ndryshimin nga nje sektor ne tjetrin.

Mimika

Audienca ju shef fytyren. Ne qofte se ju dukeni te shprqendruar edhe ata do te jene te shperqendryar; ne qofte se ju qeshni, ata do te pyesin veten pse dhe t’ju degjone per ta marre vesh. Ne nje bisede normale kuptimi qe doni te transmetoni theksohet nga perforcime te mimikes. Keshtu qe ne nje fjalim duhet te kompensoni edhe per emocionet e skenes por edhe per distancen midis jush dhe audiences. Mesazhi ketu eshte i  thjeshte: sigurohuni qe mimika juaj te jete natyrale, thjesht natyrale.

Pamja

Ka shume udhezime per stilet e manaxhimit dhe prezantimeve te cilat vene theksin mbi menyren e veshjes dhe ne analizen e fundit kjo do te ishte nje ceshtje zgjedhjeje personale. Gjithesesi, kjo zgjedhje duhet te behet me nje qellim te caktuar. Kur jepni nje prezantim duhet te visheni per audiencen, jo per veten tuaj; ne qofte se keni nje mendim qe ju thote qe nuk jeni veshur si duhet, atehere me shume mundesi nuk jeni veshur.

Qendrimi

Kur nje aktor fillon e meson pjesen per nje karakter te ir, ai ose ajo ne menyre instiktive adopton e pozicion te vecante ose nje qendrim per te perfaqesuar ate karakter. Keshtu qe, kur jeni ne nje skene, qendrimi dhe pozicioni juaj do te pasqyroje shume per ju. E pakta qe mund te beni eshte te siguroheni qe qendrimi juaj mos te percjelli merzitje; me e mira, mund te perdorni te gjithe trupin tuaj si nje vegel dinamike per te perforecuar raportin tuaj me audiencen.
Problemi i pergjithshem eshte se cfare duhet te beni me duart? Keto nuk duhet te valeviten pa pushim ne ajero, ose te levizin vazhdimisht me nje stilolaps, ose (skenari me i shemtuar) te luajne me monedha brenda xhepave te pantallonave tuaja. Celesi eshte qe ti mbani duart te pa levizshme, pervec se kur ti perdorni ne sinkronim me fjalimin tuaj. Per ti mesuar duart, gjeni nje pozicion te sigurte per to, qe eshte i rehatshem per ju,dhe synoni te sillni ne ate pozicion kur tregimi me duar te kete mbaruar. 

No comments:

Post a Comment