Sunday, April 1, 2012

Java 1: Prezantimet & Temat e Para


  1. Per diskutim, nga teksti “Menaxhimi i komunikimit”:

    - Fq. 16. Kompania GMAC   
    - Fq. 32.  Komunikimi me stafin në supermarket
    - Fq. 77. Ndjekja dhe gjurmimi i thashethemeve (komunikimi formal vs. informal)
    - Fq. 83. Fuqia e thashethemeve (komunikimi formal vs. informal)

Kompania Six Apart
Disa individë arrijnë t’i transformojnë interesat e tyre personale në ndërmarrje të suksesshme biznesi. Kështu p.sh., Mena Grabowski Trott e përdori hobby-n e saj për të nisur një “revolucion” të vertetë në komunikim. Ajo ishte ndër të parët që nisën të krijonin faqe interneti në formën e një ditari online (web log ose blog), në të cilët shkruhej për tema nga më të ndryshmet, që nga politika e deri tek recetat e gatimit apo kujdesi per kafshët shtëpiake. Ndërsa popullariteti i blog-ut të saj rritej, mjetet “primitive” të asaj kohe (fillimi i viteve 2000) për mirëmbjatjen e blog-eve përbënin pengesë për autoren. Së bashku me bashkëshortin e saj, Ben Trott, vendosën të krijonin programin e tyre (software) që do të mundësonte përballiminin me sukses të volumeve të mëdha të blogging-ut dhe do t’i lehtësonte aksesin çdokujt që do të dëshironte të përfshihej në këtë proces.
Produkti i parë i çiftit Trott, programi Movable Type, u prit menjëherë me mjaft interes nga përdoruesit e internetit në të gjithë botën, të cilët e mirëpritën mundësinë për tu bërë “botues” të drejtpërdrejtë online. Nuk vonoi shumë që Mena dhe Ben Trott të bëheshin njerëzit më të famshëm në “blogosferë” dhe përpjekja e tyre, e nisur nga një hobby, të transformohej në një kompani shumëkombëshe, e cila momentalisht udhëheq tregun e mjeteve dhe shërbimeve të lidhura me blogging-un. Bashkëshortët e quajtën kompaninë e tyre Six Apart, duke marrë shkas nga fakti që ditëlindjet e tyre ishin 6 ditë larg njëra-tjetrës.
Duke përdorur produktet dhe shërbimet e kompanive të tilla si Six Apart, bloger-ët nisën të ndikonin në çdo fushë të jetës bashkëkohore: politikë, biznes, gazetari, sport etj.  Blog-et më të mira të biznesit ndihmojnë në likuidimin e barierave në komunikim dhe i sjellin kompanitë më afër grupeve të interesit, në veçanti më afër klientëve. Kompani të tilla si Boeing, General Motors, Microsoft etj., i përdorin tashmë blog-et për t’i siguruar vetvetes një “fytyrë më njerëzore”, ndërsa miliona njerëz i lexojnë këto blog-e për t’u njohut me të rejat më të fundit mbi produktet dhe shërbimet e kompanive që ju interesojnë.
Six Apart vazhdon t’u ofrojë klientëve dhe njerëzve të biznesit mënyra të reja të komunikimit, të tilla si sistemi i blogging-ut TypePad që përdoret në produktin popullor të Apple: iPhone. Blogging-u po ndryshon me aq shpejtësi, sa që është e vështirë të parashikohet se cila do të jetë e ardhmja e Six Apart, por Trott deklaron se: “Nuk mund ta përfytyroj se ku do të jetë kompania jonë pas një viti apo pas pesë vjetësh, por jam i sigurt se blogging-u do të vazhdojë të zhvillohet në të ardhmen”.
Pyetje për diskutim

  1. Si e kanë ndryshuar blog-et praktikën tradicionale të komunikimit në biznes?
  2. Si mund të ndikojnë komentet e vendosura prej klientëve në blog-un e kompanisë: a) tek drejtuesit e kompanisë, b) tek klientët e tjerë egzistues apo potencialë?
  3. Diskutoni mbi rolin në rritje të mediave sociale, të tilla si: Facebook dhe YouTube, në veprimtarinë e kompanive të biznesit dhe ndikimin në marrdhëniet me klientët.    


      

No comments:

Post a Comment