Thursday, May 24, 2012

CV-te dhe Letrat Shoqeruese


CV-te

CV-te dhe Letrat Shoqeruese ju mundesojne te kapni interesin e punedhenesit dhe t’ju tregoni se cfare ju mund te ofroni ne ate moment, dhe te tregoni potencialin tuaj per te ardhmen. Por si mund ti shfrytezojme me mire keto dokumenta?
  • *      Se pari, duhet te mendoni deri ne fund se cfare mund te ofroni; aftesite tuaja, eksperjencen tuaj, arritjet, karakterin personal dhe interest tuaja.
  • *      Se dyti, duhet te kuptoni se cfare ata jane duke kerkuar; kjo do ju mundesoje te lidhni ate cfare keni per te ofruar, me ate qe ata duan.

Kur krijoni CV-ne tuaj, mbani parasysh:
  • *      Theksoni pikat qe ju doni qe at ate dine per ty. Mund ta besh kete duke pozicionuar pikat me te rendesishme drejt fillimit dhe te jepni sasine e duhur te detajeve dhe hapsiren.
  • *      Mendoni per aftesite e transferueshme qe keni zhvilluar, jo vetem pergjate deges tuaj, por edhe nepermjet eksperjences ne Universitet, ne Shkolle, nepermjet punes vullnetare, nepermjet punes se perkoheshme ose part time, nepermjet udhetimit ose nepermjet sporteve d he interesave te tjera. Ilustrojini keto duke dhene shembuj.
  • *      Eshte dokumenti juaj. Duhet te ndiheni te sigurte me ted he me shume mundesi do ju duhet ta rishikoni disa here perpara se ta dergoni ate gjekundi. Perpiqu te marresh feedback, ndoshta nga miq dhe, ne qofte se eshte e mundur, nga Sherbimet e Karrieres ne Shkolle (ku eshte e mundur).
  • *      Mendo per perdorimin e gjuhes. Ky do te jete nje dokumen professional dhe pune dhenesit do nuk do te preferonin te shikonin stile shkrimi  te rastesishme. Perdorimi I kujdesshem i fjaleve te fuqishme mund ta shesi arritjet tuaja me shume sesa paragrafe te gjata e te detajuara.

Kur shkruani nje Leter Shoqeruese, kini parasysh keto:
  • *      Burimet njerezore ne shumicen e rasteve do te lexojne Letren Shoqeruese ne fillim. Duhet te ngjallni interes mjaftueshem ne menyre qe ti beni at ate duan te lexojne CV-ne tuaj me vone, ne menyre qe t’ju ftojne per interviste
  • *      Sigurohuni qe t’ju pergjigjeni pyetjeve te meposhteme:

  1. 1.       Cili eshte pozicioni per te cilin po aplikoni?
  2. 2.       Cfare te intereson nga ky pozicioni?
  3. 3.       Pse po aplikon ne kete organizate?
  4. 4.       Cfare ofron ti qe te bent y nje kandidat qe ata duhet te konsiderojne per kete pozicion? 

    *      Perpiquni most e duplikoni CV-ne tuaj, por mund te jete e dobishme per t’ju referuar gjerave ne CV-ne tuaj. Per shembull – “do te shikoni ne CV-ne time qe une kam…”

Ndihme me CV-ne tuaj:

Nje CV e menduar me kujdes dhe e prezantuar mire eshte nje vegel shume e rendesishme per te siguruar pozicionin e punes qe ju doni.
Nderkohe qe shume njerez do te binin dakort qe nuk ekziston CV-ja perfekte, ka nje ser hapash qe mundeni dhe duhet te ndermerrni per te permiresuar shanset tuaja per sukses. Ne ndertimin e CV-se tuaj, a keni:
  • *      Kerkuar per ate cka punedhenesi kerkon ne fushen qe keni zgjedhur ju?
  • *      Krijuar nje imazh te kandidatit perfekt?
  • *      Lexuar keshillat per pergatitjen e nje CV-je ne kete Blog dhe ne burime te tjera ne internet e me gjere?
  • Instruktoret perkates dhe Specialistet e Burimeve njerezore mund t’ju ndihmojne duke:
  • *      T’ju marrin ne pyetje ne lidhje me kerkesat e pozicionit per te cilin po aplikoni
  • *      Duke zbuluar pikat kryesore qe ju doni qe te tejcoje CV-ja juaj
  • *      Ofrojne feedback mbi strukturen dhe permbajtjen e CV-se tuaj
  • *      Ofrojne keshilla per t’ju ndihmuar te vleresoni CV-ne tuaj dhe te zhvilloni aftesite e manaxhimit te karrieres, c’ka do ju mundesoje te beheni te zote te vetes.

3 comments:

  1. Pershendetje Profesor , si jeni?

    Kam nje pyetje : Kjo letra e shoqerimit a eshte njekohesisht letra e rekomandimit qe kerkohet ne rast aplikimi , dhe duhet firmosur nga pedagoge qe me kane dhene mesim apo nga punedhenes te meparshem ?

    Faleminderit.

    ReplyDelete
  2. Jo, letra e shoqerimit eshte "Cover Letter" qe shoqeron aplikimin tend, pra shpreh shkurtimisht pse ti je i interesuar ne ate pozicion pune dhe ne ate industri. Letra e rekomandimit eshte tjeter gje

    ReplyDelete